Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje mbresëlënëse për Florent Hadergjonaj në Superligën e Turqisë.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar në fitoren 3:1 të Kasimpasa ndaj Ankaragucu.
Hadërgjonaj e shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 9-të.
Ai shënoi nga penalltia, derisa u vlerësua në fund si më i miri i ndeshjes.
Me këtë fitore, Kasimpasa është ngjitur në vendin e 13 me 46 pikë.