Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, shkëlqen në Kampionatin e Zvicrës.
Kasami me Baselin shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Luganos, në takimin që u zhvillua në stadiumin "St. Jakob-Park" në Basel.
Kasami u paraqit standard, Amir Abrashi nga minuta e 63-të, duke ndihmuar ekipin në arkëtimin e tre pikëve.
Kasami shënoi në minutën e 19-të, Stocker në atë të 24-tën.
Pas javës së 34-të, Baseli përforcon vendin e dytë me 50 pikë dhe Lugano mban pozitën e gjashtë me 43 sosh.