Futbollistët tanë të cilët luajnë në ligat e ndryshme evropiane, gjithnjë e më shumë po shquhen me paraqitje të mira.
Padyshim që njëri prej tyre është edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës në futboll, Florent Muslija.
22 vjeçari që luan me ekipin gjerman Hanover, për herë të tretë me radhë shpallet edhe futbollisti më i mirë nga ana e publikut.
Sipas sajtit zyrtar të klubit të Hanover 96, Muslija ka marrë zemrat e tifozëve të kësaj skuadre, duke dhënë kontribut të madh për ekipin e njohur gjerman.
Futbollisti i Kosovës i lindur në Gjermani, është vënë në shënjestër të disa klube të njohura gjermane, të cilët kërkojnë shërbimet e tij në edicionet e ardhshme.