Kingslei Koman tremb Bajernin e Mynihut. Sulmuesi francez mësohet të ketë refuzuar një ofertë të klubit gjerman për të rritur pagën në 12 milionë euro në sezon.
Sipas “Bild”, lojtari kërkon më shumë dhe për këtë arsye u ka thënë jo drejtuesve. Një refuzim që nuk u ka pëlqyer aspak bavarezëve duke parë që edhe pse në kohë pandemie arritën t’i ofronin një rritje page.
Por, Koman kërkon të paktën 16-17 milionë euro në sezon për të vazhduar me kampionët e Gjermanisë.
Një shifër që as nuk mendohet të paguhet nga Bajerni. Me shumë mundësi marrëdhënia e tij me klubin do të prishet dhe lojtari mund të përfundojë në merkaton e verës ku dhe mund të shitet në një skuadër të madhe.