Portieri legjendar i Juventusit, Buffon, ditën e djeshme bëri me dije se do t’i ndaj rrugët me ‘Zonjën e Vjetër’, por siç duket Buffon nuk do të heq dorë nga futbolli, shkruan Insporit.
E ardhmja e veteranit mund të jetë në Spanjë, në një skuadër të madhe si Barcelona.
Sipas asaj që raporton “Footmercato”, kohët e fundit ka pasur kontakte mes Bufonit dhe drejtuesve katalanas, të cilët e kanë projektuar portierin e Juventusit si zëvendësuesin e Ter Stegenit.
Në ditët e ardhshme pritet të kemi diçka konkrete, por një marrëveshje duket afër.