Tre ekipet e fundit që kanë refuzuar të largohen nga projekti i Superligës

Futboll

Tre ekipet e fundit që kanë refuzuar të largohen nga projekti i Superligës

Më: 12 maj 2021 Në ora: 13:44
Tre ekipet e fundit që kanë refuzuar të largohen nga projekti i Superligës

Tre ekipet e fundit që kanë refuzuar të largohen nga projekti i Superligës së Evropës, Real Madridi, Juventusi dhe Barcelona pritet të dënohen nga UEFA.

Shtëpia evropiane e futbollit ka filluar procedurë disiplinore për klubet në fjalë.

Mediat e huaja raportojnë se dy skuadrat spanjolle dhe ajo italiane mund të përjashtohen nga pjesëmarrja në garat e UEFA-së për edicionin e ardhshëm.

Në fillim të kësaj jave, presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, paralajmëroi Juventusin që nëse nuk largohet nga ky projekt, mund ta përjashtohet nga Serie A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat