Edhe pse është pranë një titulli historik me Lille, Christophe Galtier do të largohet në fund të sezonit nga drejtimi i skuadrës.
Eshtë “L’Equipe” që siguron se 54-vjeçari e konsideron të mbyllur etapën me Lille dhe dëshiron të largohet me titullin e arkëtuar.
Arsyeja e largimit të Galtier është dëshira e tij për të provuar një aventurë të re me një ekip më të madh edhe pse Lille e ka të garantuar pjesëmarrjen në Champions League.
Lyon dhe Napoli flitet se e kërkojnë Galtier por nuk përjashtohet edhe mundësia e Premier League për trajnerin francez.