UEFA nis hetim kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit

Futboll

UEFA nis hetim kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit

Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

UEFA ka njoftuar se e ka nisur një hetim disiplinor ndaj Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, për shkak të përpjekjeve të tyre për ta krijuar një Superligë Evropiane.

Reali, Barça dhe Juve janë tri klubet e vetme nga 12 klube evropiane që s’u larguan nga projekti i krijimit të kësaj lige të mbyllur pas kritikave të ashpra muajin e kaluar.

Në përputhje me Artikullin 31(4) të Rregulloreve Disiplinore të UEFA-s, sot janë emëruar inspektorët e Departamentit të UEFA-s për Etikë dhe Disiplinë, për ta kryer një hetim disiplinor në lidhje me shkeljet e mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s nga Real Madrid CF, FC Barcelona dhe Juventus FC, në lidhje me projektin e ashtuquajtur ‘Superligë’”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Superliga u krijua nga 12 klube si anëtare themeluese, por nëntë prej tyre – Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Tottenham Hotspur, Arsenal, AC Milan, Inter Milan dhe Atletico Madrid – janë tërhequr dhe kanë arritur marrëveshje me UEFA-n.

Klubet që u tërhoq e nënshkruan një “Deklaratë Përkushtimi të Klubit” me shtëpinë e futbollit evropian javën e kaluar, e cila e përfshirë një varg hapash riintegrimi.

Ndëshkimi me të cilin mund të përballen këto tri klube është edhe përjashtimi nga garat evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat