Rodrigo De Paul është gati për hapin e madh të karrierës dhe kjo verë do të kurëzojë ëndrrën e argjentinasit për të luajtur me një ekip të madh.
Atletico Madrid ka rikthyer interesimin për fantazistin e Udineses i cili pëlqehet njëkohësisht edhe nga Inter, Napoli dhe Liverpool.
Udinese fillimisht kishte kërkuar 50 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit por për shkak të krizës është gati të pranojë edhe 35 milionë euro, shumë që klubi spanjoll ka mundësi ta shpenzojë në merkaton e verës.
Gjithçka do të shihet në ditët në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat.