Dukagjini dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës për sezonin 2020/21.
Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjyqtari i njohur , Genc Nuza do ta gjykojë këtë përballje.
Nuza ka gjykuar edhe katër finale në të kaluarën, andaj me ndeshjen e sotme do të vendosë rekord absolut sa i përket këtij fakti.
Ai është i preferuari për t’u deleguar në ndeshjet finale të Kupës së Kosovës.
Ja ndeshjet që ka deleguar më herët:
2013/14 Feronikeli – Hajvalia
2016/17 Llapi – Besa
2018/19 Feronikeli – Trepça89
2019/20 Prishtina – Balkani
2020/21 Llapi – Dukagjini