Sonte në orën 20.45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të ballafaqohen Llapi nga Podujeva dhe Dukagjini i Klinës.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, pretendon trofeun e parë në histori të klubit, ndërsa Armend Dallku i Dukagjinit, beson e shpreson se me një lojë të mençur do të arrijnë trofeun, i dyti pas titullit të kampionit në vitin 1993-1994.
Bastet ndërkombëtare favorizojnë shumë Llapin. “Betfair” e ka 1.50 koeficientin për fitoren e Llapit, 3.10 për barazim dhe 6.00 për triumfin e Dukagjinit.

“Bwin” 1.53 për triumfin e Llapit, 3.20 për barazim dhe 7.00 për fitoren e Dukagjinit.
“10 bet” 1.54 për fitoren e llapjanëve, 3.45 për barazim dhe 5.75 për triumfin e Dukagjinit.