Sportistët nuk kursyen asgjë nga vetja për sportin e Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta (1991-1999).
Futbollistët u angazhuan me mish e më shpirt kudo që luajtën, që nga Dumnica, Llukari, Sadovina e Jerlive, Dushanova, Hogoshti, Drenasi etj.
Milazim Fazliu i takon Gjeneratës së Republikës.
Ai ka qenë ndër futbollistët më të angazhuar dhe me sukses ka luajtur në petkun e Kosovës, së Prishtinës, së bashku me Besim Abazi, Iriad Sylën, Arsim Deliun, Agim Maliqin, Xhemail Ilazin, Kujtim Demollin, Blerim Haxhollin, Gazmend Ahmetin, Namon Statovcin, Besim Nurën etj.
Milazim Fazliu, i pari në këmbë në të majtë, viti 1993
Fazliu ishte sulmues i shkathtë dhe tandem me Blerim Haxhollin.
Ai nuk u ndal asnjëherë, as që e lodhte kokën për kërcënimet e milicisë serbe, kontribuoi me mundësitë që kishte si futbollist.
Fazliu ishte në shërbim të futbollit dhe sportit në përgjithësi, në vitet më të rënda, kur jeta në çdo sekondë ishte në rrezik dhe iu kundërvu fuqishëm pushtuesit serb.