Pas një disfate të tmerrshme 3:0 xhiron e kaluar kundër Milan në shtëpi, Juventusi do të kërkojë me çdo kusht sonte këndelljen ndaj Sassuolos, ku fitorja është jetike për të mbajtur gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve.
Pas 35 ndeshjeve Juventusi zë vendin e pestë në tabelë me 69 pikë, tri sosh larg vendit të katërt Milanit, ndërsa Sassuolo gjendet në pozitën e tetë, me 56 pikë të arkëtuara, vetëm një larg pozitës së shtatë Romës, që dërgon në Ligën e Evropës, përcjell KosovaPress.
Andrea Pirlo do të ketë të gjithë lojtarët e gatshëm për këtë ndeshje, ndërsa për skuadrën e Sassuolos nuk do të paraqiten Magnanelli dhe Romagna.
Formacionet zyrtare:
Sassuolo (4-3-3): Consigli; Toljan, Marlon, Ferrari, Kyriakopoulos; Obiang, Locatelli; Berardi, Traore, Boga; Raspadori
Juventus (4-4-2): Buffon; Sandro, Bonucci, De Ligt, Danilo; Chiesa, Rabiot, Arthur, Kulusevski; Dybala, Ronaldo