Fonseca gjen menjëherë ekip, nis negociatat me klubin prestigjioz!
Një e ardhme e mundshme në Francë për Paulo Fonseca-n.
Trajneri portugez do të luajë ndeshjet e fundit si trajner i Roma-s para se t’i lirojë vendin Jose Mourinho-s, i zyrtarizuar në ditët e kaluara nga klubi verdhekuq.
Megjithatë, Fonseca mund të mos qëndrojë gjatë pa skuadër. Në fakt, sipas mediave portugeze, më saktësisht e përditshmja Record, trajneri po negocion me Lyon për të marrë vendin e ish-trajnerit tjetër të Roma-s, Rudi Garcia.