Milani është kthyer në formën më të mirë, regjistron fitoren e tretë rresht pas asaj me 2:0 ndaj Beneventos dhe 3:0 kundër Juventusit, sonte turpërojnë me 7:0 Torinon vendas.
“Rossonerët” janë shumë afër që të sigurojnë një vend në garat e Champions League.
Vendasit nuk kishin forcë që t’i bëjnë ballë Milanit të fuqishëm.
Golat i shënuan futbollistët Hernandez (19' e 62'), Kessie (26'-nga penalltia), Diaz (50'), Rebiç (67', 72’ e 79’).
Milani renditet në vend të tretë me 75 pikë dhe Torino në pozitën e 16-të me 35 pikë pas 36 jave në Serie A.