PSG ka mposhtur Montpellier 6-5 me penallti dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Francës.
Heroi i kohës së rregullt ka qenë Kylian Mbappe, autor i dy golave të shënuar nga parisienët.
Vendasit, gjithsesi, janë kundërpërgjigjur me Laborde në fundin e pjesës së parë dhe Delort në minutën e 83-të.
Penalltia që i ka dhuruar finalen skuadrës së Pochettino-s është realizuar nga Kean pas gabimit të Sambia-s.