Manchester United dhe Liverpool do të luajnë përballë njëra tjetrës me fillim nga ora 21:15.
Ndeshje e cila është shtyrë para dy javësh, do të zhvillohet sot.
Tifozët e ‘Djajve të Kuq’ zbarkuan në stadiumin “Old Trafford” për të mos e lënë të zhvillohet një takim i tillë dhe me ç’rast ai është shtyrë.
Liverpool po kërkon të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, derisa Man Utd mund të mos e lejojë një gjë të tillë.
Kjo ndeshje konsiderohet të jetë derbi më i madh anglez, marrë parasysh faktin se këto dy skuadra janë më të trofeshmet.
Formacionet e mundshme:
Manchester United: Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Bailly, Shaw; Fred, McTominay; Rashford, Fernandes, Pogba; Cavani
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Williams, Robertson; Fabinho, Thiago, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane