Trajneri i Klubit Futbollistik Llapi, Tahir Batatina, ka uruar besimtarët myslimanë nga Xhamia e Dëshmorëve, me ç’rast i ka dorëzuar edhe trofeun e Kupës së Kosovës kësaj xhamie.
Këtë ai e bëri të ditur përmes një reagimi në facebook, ku shkruan se kishte kënaqësinë që namazin e këtij Bajrami, ta bënte nën prezencën e trofeut të Kupës së Kosovës.
”Urime festa e Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve llapjanë, Legjendave dhe besimtarëve mysliman kudo në botë.
Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju dhe familjet tuaja.
Pata kënaqësinë që në faljen e namazit të Fitër Bajramit në xhaminë Dëshmorët e kombit ta bëjmë me prezencën e trofeut të Kupës së Kosovës!
Urime edhe Kupa edhe Bajrami”