Dardanët e rinj do të luajnë ndaj Andorrës, derisa lista e lojtarëve të ftuar ende nuk është publikuar.
Mirëpo ka qenë klubi skocez, Dundee United që ka zbuluar se mesfushori i talentuar, Florent Hoti është ftuar nga Kosova U21.
Klubi skocez ka bërë të ditur se Hoti ka qenë i ftuar edhe më parë, por që për shkak të pandemisë COVID-19, ardhja e tij ka qenë e pamundur.
20-vjeçari do të grumbullohet për herë të parë nga Dardanët, pasi ai më parë nuk ka luajtur për asnjë Kombëtare tjetër.
Hoti luan në pozitën e mesfushorit qendror, derisa në Skoci ka luajtur edhe për Forfar Athletic si i huazuar për gjashtë muaj.
Mesfushori nga Kosova ka bërë karrierë edhe në Angli te Rochdale, derisa do të jetë një përforcim i mirë për mesfushën për përzgjedhësin e Kosovës U21, Michael Nees.