Tema e trajnerit për sezonin e ardhshëm te Barcelona mbetet shumë e përfolur.
Edhe pse Ronald Koeman e thekson shpeshherë se ai do të mbetet trajner për vitin tjetër, sërish asgjë nuk është e sigurtë pasi rezultatet, por mbi të gjitha loja që aplikon holandezi nuk bind drejtuesit blaugranë.
Presidenti i sapozgjedhur, Joan Laporta ka qenë gjithnjë një fans i Xavi Hernandez, mirëpo shpresat për ta parë ish-mesfushorin në drejtimin e Barcelonës sezonin e ardhshëm janë zvogëluar shumë.
Kjo për arsye se Çavi ka firmosur kontratën e re me ekipin e Al Sad në Katar.
Një kontratë dyvjeçare dhe pa klauzolë për Barcelonën. Ccavi ka rezultuar i suksesshëm në Katar dhe në sezonin e fundit fitoi dy tituj.