Ditën e sotme, vëmendja do të jetë e gjitha për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.
Një sfidë që do të nisë në orën 19:00, në stadiumin Air Albania dhe që është shumë vendimtare për të dyja skuadrat.
Për Partizanin që kërkon titullin kampion dhe për Tiranën që pretendon Kupat e Europës, por në rast fitoreje mund të tentojë edhe titullin. Kështu, për të ndarë drejtësinë në një ndeshje kaq të rëndësishme, është përzgjedhur Eldorian Hamiti.
Lezhjani që mban edhe stemën e FIFA-s do të ketë përgjegjësinë për mbarëvajtjen në fushë dhe për të mos lënë vend për diskutime episodesh pas takimit. Mbetet për t’u parë sa do t’ia dalë pasi derbi shkakton gjithnjë zhurmë.