Mentor Zhdrella, prej futbollistëve më të mirë në Kosovë, është krenar që ne skuadrën e tij, Llapi, fituan Kupën e Republikës së Kosovës.
Llapjanët shënuan fitore me penallti me rezultat 4:3 ndaj Dukagjinit të Klinës, pasi që finalja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0), po ashtu edhe pas vazhdimeve (1:1)).
“Me privilegjin më të madh, si kapiten i ekipit, arrita ta ngris trofeun e Kupës së Kosovës ku pas 89 viteve klub arritëm ta kurorëzojmë me trofe këtë edicion.
Urime kryesisë, stafit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve llapjanë”, ka shkruar Zhdrella në profilin e tij në facebook.