Llapi nga Podujeva ka arritur suksesin më të madh në historinë e ekzistimit si klub.
Llapjanët fituan Kupën e Kosovës dhe siguruan edhe biletën për në garat evropiane.
Futbollisti Bujar Idrizi, tha se u kurorëzua mundi njëvjeçar i klubit.
“Patëm nderin që pas 89 viteve ta ngrisim trofeun e Kupës së Kosovës.
Urime kryesisë që na kanë mbështetur gjatë gjithë edicionit, stafit të trajnerëve, bashkëlojtarëve dhe tifozëve, pa mbështetjen e të cilëve nuk do ishte arritur ky”, ka shkruar Idrizi në profilin e tij në facebook.