Ish gjyqtari i mirënjohur i futbollit, Nysret Prekazi, është i pikëlluar për ikjen në amshim të këngëtarit të mirënjohur Ismet Bogujevci.
Ai tha se Bogujevci përveç që ka qenë këngëtar dhe njeri i madh, ishte edhe dashamirë i madh i sportit në përgjithësi.
“Kosova ka humbur një personalitet të madh. Kosova varfërohet edhe pa një emër të madh të estradës.
Nysret Prekazi
Vendi ynë humbi një njeri të fjalës, që i dha shumë Kosovës në kohëra të ndryshme, sidomos në vite më të vështira.
Ismetin e kisha mik të madh dhe ikja e tij aq shpejt në botën tjetër, me ka përvëluar zemrën. Lamtumirë miku im! Prehu në paqe”, ka thënë Prekazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.