Tahir Batatina ka një mijë e një arsye që është i lumtur sepse pas 89 viteve të ekzistimit si klub, Llapi nga Podujeva, është fitues i Kupës së Kosovës.
Kryejtrajneri i Llapit, Batatina, tha se është e veçantë kur triumfon në ditët e veçanta dhe tani mendjen e ka se si të përgatis ekipin për Evropë.
Batatina iu tregoj të gjithëve, se puna dhe angazhimi, po ashtu edhe lojërat cilësore, sjellin edhe suksesin.
Batatina heshti të gjithë me trofeun e Kupës së Kosovës, saqë edhe rivalët më të mëdhenj e duartrokasin!
“Nuk ka ndjenjë që mund ta përshkruajë por kam ardh në përfundim se njerëzit e veçantë kanë data të veçanta dhe kjo falë Zotit është duke më përcjell mu dy festa brenda një dite duke i festu.
Planet e Batatinës janë ta bëj një skuadër solide për Evropë dhe të mendoj mu përgatit sa më mirë”, thotë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.