Emmen i doli dardhë me bisht Heerenveenit, duke e mundur me rezultat 3:1.
Reprezentuesi i Kosovës, Ibrahim Dresheviç, u paraqit 46 minuta për Heerenveenin, por nuk arritën të kthehen me një pikë, pasi që nga minuta e 27-të mbeten me një lojtar me pak, kur Schone u përjashtua me karton të kuq.
Për Emmen Pena realizoi het-trik (21', 53' e 82') dhe për Heerenveen Nygren (88').
Pas javës së 33-të në elitën e futbollit holandez, Heerenveen renditet në vend të 11-të me 39 pikë dhe Emmen është i 16-ti me 27 sosh.