Tashmë është zyrtare. Finalja e Champions League nuk do të luhet në Stamboll, por në Portugali.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të UEFA-s.
Manchester City FC dhe Chelsea FC do të përballen mes vete në stadiumin e Portos, dhe do të kenë secila nga 6 mijë bileta për fansa dhe të afërm.
Arsyeja e zhvendosjes së finales së Champions League nga Turqia në Portugali është për shkak se Britania e Madhe është në listën e zezë të Turqisë shkaku i COVID-19 dhe nuk lejohet udhëtimi i fansave.
Në stadiumin e Portos pritet të jenë së paku 15 mijë tifozë.