Kingsley Coman mund të largohet nga Bayern Munichi gjatë afatit kalimtar të verës.
Francezi thuhet se po kërkon një skuadër të re, ku mund të këtë edhe minuta më shumë në lojë.
Arsenal, Manchester City, Chelsea, Manchester United e Paris Saint-Germain thuhet se janë duke kërkuar transferimin e tij.
Bayern Munich thuhet se do ta lejojë largimin e 24-vjeçarit, nëse ndonjë klub paguan shumën prej 70 milionë eurove.
Ndryshe, Kingsley Coman ka kontratë të vlefshme me “Bavarezët” deri më 30 qershor të vitit 2023.