Liverpool është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Real Madridit.
Bëhet fjalë për Marco Asension, i cili ka filluar te gjej formën e tij pas lëndimit që e la jashtë fushës për një kohë të gjatë.
Liverpool që disa vite është admirues i spanjollit dhe duan ta transferojnë si pasuesi i Sadio Mane.
Sipas Don Balon, 60 milionë euro kushton kartoni i sulmuesit dhe tifozët e Liverpoolit do ndiheshin të lumtur nëse Klopp e përforcon sulmin.
“Reds” pritet që ta shesin Mohamed Salah gjatë verës dhe në rast që egjiptiani largohet, atëherë Asensio do ishte transferimi i duhur dhe nuk do ishte e nevojshme largimi i Mane.
Problemi është që Asensio dëshiron të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve dhe duke parë tabelën momentale, Liverpool nuk dihet nëse do marrë pjesë në edicionin tjetër.