Një pikë në Laç la plotësisht të kënaqur Migen Memellit, me trajnerin e Skënderbeut që falenderoi trajnerin Rexhepi ndërsa shtoi se për mbijetesën do të flasë kur matematika t’ia lejojë.
“Dua t’i komplimentoj të dyja skuadrat për lojën fair dhe korrekte. Kam qenë 7 javë trajner i Laçit, ekziston respekti dhe mirënjohja mes nesh. Ne bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme. Patëm rastet tona, nuk i shfrytëzuam, por edhe Laçi pati rastet e veta. Barazimi ishte më i drejti, urime për në vazhdim skuadrës së Laçit.
Portieri? Rexhepi është një portier i jashtëzakonshëm, shumë i mirë. Edhe Dajsinani është një portier shumë i mirë, por kemi zgjedhur Rexhepin. Skuadra luajti në bllok, i lamë pak hapësira kundërshtarit. I thashë djemve që jemi krenar për ta, për djersën që po derdhin.
“Po e duan më shumë veten e tyre, të gjithë po i përkrahim, qyteti, tifozët, presidenti dhe unë. Kur kemi ngrohtësi gjenerale dhe e ndajmë siç duhet, gjithçka ecën për mrekulli. Nuk do të them asnjë fjalë për mbijetesën derisa matematika të na mbajë në lojë“, deklaroi Memelli.