Ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Liverpoolit është sërish në rrezik që të mos zhvillohet.
Ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Liverpoolit që ishte e paraparë të zhvillohej disa javë më parë, mund të shtyhet për herën e dytë.
Tifozët e Manchester United javë më parë kishin vërshuar stadiumin “Old Trafford” si shenjë proteste kundër keq menaxhimit nga Joel Glazer, pronar i Manchester Untied.
Kërkesa e tifozëve ishte që Glazer të heq dore nga klubi, dhe si duket edhe sot ka vazhduar i njejti trend.
Ndeshja është e paraparë të zhvillohet në orën 21:15 dhe autobusi me lojtarët e Liverpoolit sapo kishte mbërrijtur në qytet, kur u bllokua nga tifozët me makinat e tyre.
Ende nuk dihet apo nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nëse ndeshja do të shtyhet.