Liverpooli importon tre pikë të mëdha nga stadiumi 'Old Trafford' dhe ruan hapin në luftë për pozitën e katërt, që i shpien në garat e Champions League.
Ndeshje problematike, pasi që me 3 maj u shty për shkak të protestave të tifozëve të Manchester Utd kundër pronarit të klubit, por edhe sot pati probleme me dhjetëra tifozë në rrugët e qytetit!
Manchester Utd mposhtet me rezultat 4:2 nga Liverpooli.
Gjashtë gola, tre vetëm në 45 minutat e parë.
Ndeshje me kthesa në rezultat, “Djajtë e kuq” avancuan me 1:0, pastaj “Reds-at” përmbysën gjithçka, 1:2, 1:3, 2:3 dhe përfundoi sfida me 2:4.
Për Liverpoolin shënuan Jota (34'), Firmino (45+3' e 47'), Salah (90') dhe për Manchester Utd realizuan Fernandes (10'), Rashford (68').
Kjo ishte ndeshja e mbetur e javës së 34-të në Premier League.
Liverpooli zë vendin e pestë me 60 pikë (35 ndeshje deri me tas), ndërsa Chelsea është i katërti me 64 (36 ndeshje) dhe Manchester Utd renditet në pozitën e dytë me 70 sosh (36 ndeshje).