Legjenda e futbollit, ish portieri i mirënjohur Esat Mehmeti, propozon që ikona e estradës, Ismet Bogujevci, të varroset afër varrit të legjendës Fadil Vokrri.
“Propozim: Varri i Ismet Bogujevcit pran varrit të Fadil Vokrrit, për shumë arsye. Ishin si dy vëllezër... Gjithmonë kudo s'bashku, në Prishtinë, Llap e Gollak, në stadiume e në salla kocertale, kudo, rreth këngës e lojës, rreth sofrës e bukës, mikrofonit.
Ikën dy yje lartë në qiell.
Ishin dhe mbesin krenaria shqiptare.
Legjenda që nuk vdesin kurrë...”, shkruan Mehmeti në profilin e tij në facebook.