Serxhi Roberto u aktivizua ndaj Levantes në pjesën e dytë të ndeshjes dhe u zëvendësua sërish në fund.
Mesfushori katalanas pati probleme dhe nuk është stërvitur ditën e djeshme me pjesën tjetër të lojtarëve.
Kjo do të thotë se me shumë mundësi ai e ka humbur sezonin dhe nuk do të rikthehet të luajë më.
Aktivizimi i tij i kushtoi barazimin Barcelonës dhe katalanasi mund të mos e shikojë më fushën e lojës për pjesën e mbetur të sezonit.
Ky ka qenë një vit shumë i vështirë për të, ku më shumë ka qëndruar në infermieri sesa i gatshëm për t’u aktivizuar dhe për të dhënë kontribut për katalanasit.