Sot është luajtur edhe derbi i fundit i kryeqytetit për këtë sezon. Partizani dhe Tirana janë ndarë në paqe në “Air Albania”. Takimi ka përfunduar në shifrat 0-0, megjithëse raset dhe nervi i derbit nuk kanë munguar aspak përgjatë lojës. Por ky barazim vjen më tepër si një humbje për ekipin e Partizanit.
Tirana i dërgon të kuqtë një hap pas në luftën për titull, teksa tashmë renditen 4 pikë pas Teutës në klasifikim. Ndërkohë kjo pikë është e vlefshme për bardheblutë, që mbeten ende në garë për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Në përfundim të 90 minutave protagonistët e derbit të kryeqytetit kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli” në “Supersport”.
Halili (Presidenti i Tiranës): “Për ndeshjen e sotme jam shumë i kënaqur. Për të vetmen arsye se skuadra luajti mirë. Tregoi që ka këllqe për të vazhduar dhe për të ecur edhe në kampionatin e ardhshëm.
Llogaritë për titull tani dihen, kanë mbaruar, ka shumë kohë. Megjithatë ne vazhdojmë ecim para. Kemi treguar që jemi një skuadër, që rrallë kush e bën këtë, që respekton deri në fund kampionatin”.
Demi (Presidenti i Partizanit): “Normal që jam i zgjënjyer. Rastet i kishim, s’bëmë dot gol. Ka edhe tre ndeshje. Deri sa Tirana luan për titull, ne nuk luajmë? Thonë që laun. Do luftojmë”.