Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se koha për fitoren e parë në “Old Trafford” nuk kishte si të ishte më e mirë.
Liverpooli triumfoi në “Old Trafford” për herën e parë në karrierën e Klopp.
“The Reds” mbajtën gjallë shpresat për një kualifikim për Ligën e Kampionëve me anë të kësaj fitore.
Pas ndeshjes, Klopp u shpreh i kënaqur, por tregoi se Liverpooli pati problem që të mbrohej nga krahët në pjesën e parë.
“Mendoj që ishte një luftë e madhe, një ndeshje e mirë, ashtu siç duhej të ishte”, tha ai.
“Fitorja e parë këtu ishte e mirë dhe në kohën e duhur. Duhet të them se edhe koha ishte e mirë që të fitonim në ‘Old Trafford'”, tha Klopp.
“Mendoj që reaguam mirë ndaj golave të tyre, por në pjesën e parë nuk u mbrojtëm mirë nga krahët”, përfundoi Jurgen Klopp.