Liga e Serisë A ka zyrtarizuar faktin se finalen e Kupës së Italisë, Atalanta-Juventus, në program më 19 maj në “Mapei Stadium” do të shohë në shkallët e impiantit të Sasuolos 4300 të pranishëm (përjashtuar punonjësit e stadiumit dhe forcat e rendit).
Por, edhe për ata që do të kërkojnë të jenë protagonistë në ngritjen e trofeut në fjalë, Liga ka vendosur rregulla strikte të cilat nënvizojnë: do të lihen të hyjnë në stadium vetëm ata që kanë certifikatën që janë vaksinuar apo se e kanë kaluar Koronavirusin.
Ndërsa për ata që nuk kanë asnjë prej këtyre dy dokumenteve, do të nevojitet analiza e një tamponi të kryer 48 orë përpara zhvillimit të finales Atalanta-Juve.