Shkëlqim Muça me sa duket është i bindur se titulli kampion do të shkojë në Durrës, pasi nuk e sheh Partizanin si fitues të sfidës për titullin ndaj Teutës.
Në parashikimet e tij të zakonshme në fund të “Rubrika Sportive” për javën e ardhshme, ai mendon se diferenca mes dy skuadrave nuk do të zbresë pas atij dueli, edhe pse nuk do të ketë fitues.
“Kukësi-Bylis, nuk e di, po i japim barazim. Në Vllaznia-Kastrioti fiton Vllaznia. Tirana-Laçi? Barazim. Në Skënderbeu-Apolonia fiton Skënderbeu.
Dhe barazim Teuta-Partizani. 0-0, nuk e them kurrë për rezultate por këtë radhë them 0-0”, deklaroi Muça.