Mattia De Sciglio nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Mbrojtësi i cili aktualisht luan i huazuar te Lyon nga Juventusi gjatë një interviste deklaroi se në Francë ndihet shumë mire, por e tundon jo pak ideja për të provuar eksperienca të reja dhe se një kalim në kampionatin anglez nuk do ta refuzonte.
28-vjeçari pohoi se është shumë i pasionuar pas Premier League, ku ka një debulesë për skuadrën e Chelsea, tek e cila do t’i pëlqente të luante një ditë.
Pavarësisht dëshirës që ka, në fund De Sciglio shtoi se është shumë i përqendruar te Lyon ku do të japë maksimumin deri në fund të kampionatit dhe se vetëm në përfundim të sezonit do të vendosë për të ardhmen.