Federata e Futbollit e Kosovës në trofeun e Kupës së Kosovës ka bërë një gabim të madh drejtshkrimor.
Në mbishkrimin te trofeu në vend të “Federata e Futbollit e Kosovës” është shkruar “Federata e Fudbollit të Kosovës”, duke e zëvendësuar shkronjën “t” me “d” dhe “të Kosovës” në vend të “e Kosovës” siç është me statut“.
”Fitues i Kupës së Kosovës këtë edicion u shpall KF Llapi, që mposhtën në finale ekipin nga Liga e Parë, Dukagjinin, pas ekzekutimit të penalltive.
Ky njëherit ishte edhe trofeu i parë në histori të Llapit, ndërsa ekipi i Tahir Batatinës do të marrë pjesë në garat evropiane..