Liverpuli nuk mund të regjistronte një rezultat tjetër në “Old Trafford” përveç fitores dhe Jyrgen Klop është i kënaqur me paraqitjen fantastike të djemve të tij. Për ta kanë mbetur edhe 3 finale, të cilat duhet të fitohen të gjitha për të ëndërruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm.
“Ishte një ndeshje fantastike. Jam shumë krenar për djemtë e mi”, tha trajneri i Liverpulit pas fitores së tij të parë në këtë stadium.
“Është një fitore shumë e rëndësishme. Ne besojmë. Nuk do të dorëzohemi deri në momentin e fundit. Kemi edhe 3 ndeshje dhe duhet t’i fitojmë të gjitha.
Nëse e bëjmë, mendoj se kemi shanse të vërteta për t’u renditur të katërtit”, shtoi tekniku gjerman.