Futbollisti brazilian, Douglas Costa nuk do të rikthehet në Itali tek skuadra e Juventusit.
Costa i cili është në formë huazimi tek Bayern Munchen, do të vazhdojë aventurën e tij tek skuadra braziliane, Gremio.
Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, Costa tek Gremio është punë e kryer dhe zyrtarizimi do të ndodhë brenda 72 orësh.
Costa ka pranuar një ulje masive të rrogës në mënyrë që të bashkohet me ish-klubin e tij ku bëri emër fillimisht si futbollist para trasnferimit në Evropë.