Futbollisti i Barcelonës, Oscar Mingueza do të rikthehet tek Barcelona B për të ndihmuar skuadrën të arrijë një objektiv.
Mingueza i cili ishte bërë pjesë e Barcelonës nga Barcelona B në këtë sezon, do të rikthehet në ish-skuadër me një qëllim të caktuar.
22 vjeçari ishte pjesë e rëndësishme e sistemit të Ronald Koeman, por tani rikthehet në Secunda Division për të ndihmuar Barcelonën B të fitojë “Play Off-in”.
Barcelona do të ndeshet në kuadër të “Play Off-it” kundër skuadrës Murcia dhe tani do të ketë Minguezan në përbërje.
Mingueza kishte regjistruar 26 paraqitje në La Liga këtë sezon dhe ka shënuar dy gola.