Futbollisti i Barcelonës, Oscar Mingueza nga skuadra A’ e Barcelonës po kalon te ajo B.
Mingueza do të kthehet në skuadrën B’ për ta përmbushur një objektiv të lënë në gjysmë.
22 vjeçari ishte pjesë e rëndësishme e sistemit të Ronald Koeman, por tani rikthehet në Secunda Division për të ndihmuar Barcelonën B të fitojë “Play Off-in”.
Barcelona do të ndeshet në kuadër të “Play Off-it” kundër skuadrës Murcia dhe tani do të ketë Minguezan në përbërje.
Mingueza kishte regjistruar 26 paraqitje në La Liga këtë sezon dhe ka shënuar dy gola.