Eduart Rroca rezulton futbollisti shqiptar më notën mesatare më të lartë për sa i përket këtij sezoni!
Kjo sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, e cila ka renditur të gjithë lojtarët më të vlerësuar nga çdo vend Europian. Kushti në këtë hulumtim ishte që ata të kishin zhvilluar të pakën 20 ndeshje me klubet e tyre.
Kësisoj nga futbollisti shqiptar me vlerësimin më të lartë, rezulton Rroca, (nota 7.34). Vlen të theksohet fakti, se pavarësisht se 27-vjeçar, ka bërë paraqitje fantastike këtë sezon, ai ende nuk ka marrë një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Edi Reja, shkruan panoramasport.
Me 9 gola dhe 12 asiste në 26 ndeshje, Rroca u shndërrua në një lider te skuadra e Istanbulsporit. Ai ka qenë pjesë e formacioneve më të mira të javës 4 herë.
Ndërkohë për sa i përket Kosovës, lojtari më i vlerësuar rezulton Zymer Bytyqi, me notën mesatare 7.22.