Datat e 3 dhe 13 Majit të vitit 2016 hyn në memorien, si datat më të rëndësishme të historisë së futbollit të vendit tonë.
Në këto dy data Kosova, u pranua me të drejta të plota në instancat më të larta të Futbollit, në UEFA dhe FIFA.
Nga ai moment, dyert u hapen për gjithë futbollistët nga Kosova për të treguar aftësitë e tyre.
Në lidhje me këto dy data të mëdha dhe ndikimin e tyre është deklaruar edhe trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani.
“Ditën kur u pranuam në UEFA kur u zhvillua votimi, unë isha në klubin e Feronikelit dhe i gjithë klubi ishte së bashku në një restorant duke pritur në Drenas. Ne ishim të ekzaltuar që procesi i votimit kaloi me sukses dhe u pranuam në UEFa, kurse në pak se një muaj ne u pranuam edhe në FIFA, një rrugëtim shumë i gjatë dhe një punë e madhe e të gjithëve që nga viti 1991. Unë mendoj se duhet të pranoheshim edhe më herët, por ishim plotësisht të penguar për vendime politike”, tha Tovërlani.