Low, një skuadër befasuese futet në garë për trajnerin e Gjermanisë!
Zgjatet lista e klubeve të interesuara për Joachim Low.
Trajneri i Gjermanisë, në fakt, ka lajmëruar se do të largohet nga kombëtarja pas Europianit.
Për të, sipas së përditshmes turke Fanatik, është futur në garë edhe Fenerbahce, klubi i Stambollit që e ka mbyllur sezonin me drejtorin sportiv Emre Belozoglu në stol pas shkarkimit të Erol Bulut marsin e kaluar.