Në stadiumin "St. James' Park" në Newcastle, u shënuan shtatë gola në sfidën mes Newcastles dhe Manchester Cityt.
Kampioni i ri, Manchester City, nuk gabon në udhëtim, duke importuar tre pikë.
Ata e mposhtën me rezultat 4:3 Newcastlen.

Ndeshje me kthesa në rezultat (1:0, 1:2, 3:2, 3:4) por "qytetarët" nuk lejojnë që të befasohen nga vendasit.
Futbollisti Ferran Torres është lojtar i ndeshjes, shënoi het-trik dhe më i merituari për fitoren e Cityt.
Për Manchester Cityn shënuan Cancelo (39'), Torres (42', 64' e 66') dhe për Newcastlen realizuan Krafth (25'), Joelinton 45+6') e Willock (62' - në minutën e 61-të dështoi nga penalltia).
Manchester kryeson me 83 pikë dhe Newcastle renditet në vend të 16-të me 39 sosh.