Rendimenti i jashtëzakonshëm i Chelsea-t nga momenti që Thomas Tuchel ka marrë drejtimin e skuadrës, i kurorëzuar me arritjen e finales në Kupën e Anglisë dhe Champions League.
Sipas The Sun, drejtuesit e klubit londienz kanë ndërmend ta shpërblejnë trajnerin me një buxhet prej 174 milionë eurosh për merkaton e verës.
Një shifër kjo që ish-trajneri i PSG do të donte ta shpenzonte për të marrë një qendërsulmues të pastër.
Në shënjestrën e Bluve është i zakonshmi Erling Haaland i Dorftmund-it dhe interisti Romelu Lukaku, i cili ka luajtur te Chelsea mes 2011-ës dhe 2014-ës.