Është fakt se Lionel Messi i ka dhënë gjithçka Barcelonës, por Barcelona ka hedhur sytë kah Erling Haaland.
Ai është 13 vite më i ri se Leo dhe Barça mendon se me të, do të kishin të garantuar sulmin për të paktën 10 sezone dhe ai është prioritet i katalunasve, ashtu si natyrisht, rinovimi i kontratës së 33-vjeçarit.
Sido që të jetë, nuk do të jetë e lehtë, për shkak të problemeve ekonomike shkaku i pandemisë.
Ata, ndoshta do të detyrohen që këtë verë, të zgjedhin mes Haaland dhe Messi.